Sulmuesi brazilian, Neymar, ka treguar se ai kërkoi një rikthim në Camp Nou pas një fillimi të vështirë të karrierës së tij në Parc des Princes, duke thënë se provoi gjithçka për t’u kthyer në Barcelonë para transferimit të Lionel Messit në PSG.
“Unë u përpoqa të kthehem te Barcelona. Ne provuam gjithçka, por nuk ishte e mundur”, tha Neymar.
Ai shprehet se është mjaft i kënaqur në Parc des Princes dhe nuk ka më asnjë dëshirë për të nënshkruar përsëri për Barcelonën, sidomos tash pas ribashkimit me Messin.
“Jam shumë i lumtur që Leo pati mundësinë të vinte këtu. Ai është shoku im dhe kalojmë shumë mirë”./FolDrejt/