Drejtuesit e Paris Saint-Germainit kanë vendosur që në fund të sezonit të shesin futbollistin brazilian Neymar, i cili së fundmi pati një debat me drejtorin sportiv Luis Campos në dhomën e zhveshjes, transmeton “Parisien”.
Dy ditë më parë, PSG humbi ndaj Monakos (1:3) në ndeshjen e xhiros së 23-të të kampionatit francez, dhe Parisien thekson se Neymar pas humbjes krijoi kaos në dhomën e zhveshjes, sepse fillimisht debatoi me shokët e tij dhe më pas sulmoi drejtorin sportiv të klubit, Luis Campos.
Mediat franceze na kujtojnë se ky nuk është incidenti i parë që bën Neymar.
“Udhëheqësit e PSG-së kanë vendosur që është më mirë që Neymar të largohet nga klubi, sepse ai po sjell trazira të panevojshme në ekip. PSG planifikoi ta fuste atë në listën e transferimeve në fund të sezonit”, shton teksti i Parisien.
Neymar erdhi në PSG gjashtë vjet më parë nga Barcelona për 222 milionë euro, dhe luajti 171 ndeshje për klubin nga Parisi dhe shënoi 117 gola, ku fitoi 12 trofe.
Paris Saint-Germain pret Bayernin në ndeshjen e parë të 1/16-tës së finalës së Ligës së Kampionëve sonte në mbrëmje, transmeton Fol Drejt.