Lojtari i Kombëtares braziliane dhe futbollisti i Parisit iu nënshtrua një operacioni sot në Doha, njoftoi klubi francez.
Futbollisti brazilian ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë në ndeshjen kundër Lille në kampionatin francez. Pas operacionit të suksesshëm, Neymar do të jetë jashtë fushës për katër muaj.
“Neymar iu nënshtrua një operacioni në një spital në Doha. Operacioni shkoi shumë mirë”, njoftoi klubi parisien, transmeton Fol Drejt.