Futbollisti brazilian Neymar mund të largohet nga PSG këtë verë dhe nëse kjo ndodh, ai do të përmbushë dëshirën e tij të madhe.
Sipas Sky Sport, Neymar u ka thënë drejtuesve të PSG-së se do të pajtohet me transferimin vetëm nëse e shesin te Manchester United.
Nëse drejtuesit e klubit parizian nuk arrijnë dot në marrëveshje me Manchester United, Neymar do të mbetej në kryeqytetin e Francës, qoftë edhe me uljen e minutave apo në rastin e fundit, të mos luajë fare.
Neymar, i cili së fundmi ka mbushur 31 vjeç, ka një kontratë të vlefshme me PSG-në deri në verën e vitit 2025 dhe është një nga futbollistët më të paguar në botë.
Aktualisht fiton 56 milionë euro në vit dhe së fundmi luan gjithnjë e më pak, pjesërisht për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe klubi i Parisit dëshiron ta largojë atë.
Ai ka shënuar 118 gola në 173 ndeshje për PSG që nga viti 2017 dhe është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e atij klubi, transmeton Fol Drejt.