Gjigantët e Arabisë Saudite, Al-Hilal raportohet se janë të interesuar të nënshkruajnë me superyllin e Paris Saint-Germain, Neymar, sipas CBSSports, përcjell Fol Drejt.
Një delegacion nga klubi saudit thuhet se ishte në Francë të premten për të diskutuar me kampin e lojtarit mbi një lëvizje të mundshme. Ata janë të gatshëm të ofrojnë një pagë prej 200 milionë euro në vit dhe janë të gatshëm të paguajnë një tarifë transferimi prej rreth 45 milionë euro për PSG-në. /FolDrejt/