Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar të gjithë biznesmenët, pronarë të kafe-bareve në kryeqytet, që të kenë kujdes për sa i përket zhurmës së krijuar nga muzika, e cila mund t’i shqetësojë banorët afër lokaleve, pasi që mund t’iu shqiptohet dënimi, shkruan Fol Drejt.
Sipas Telegrafit, kryeqyteti e ka të hartuar “Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë”, e cila parasheh edhe dënime për të gjithë ata që i shkelin normat e parapara.
Kjo rregullore, e bazuar në ligjet në fuqi, parasheh sanksionet për të gjithë shkelësit, me gjobë prej 500 deri në 5,000 euro./FolDrejt/