Duket se odiseja e dhimbjes së banorëve të Kosovës për mos marrjen e pensioneve nga shteti i Zvicrës, po i vjen fundi. Pas votimeve të ligjit në dy Dhomat e Parlamentit, mediat zvicerane shkruajne se të gjithë pensionistët e Kosovës do mund të marrin rrogat nga një shtatori, përcjell foldrejt.com.
Kosova ishte shteti i vetëm në ish Jugosllavi që nuk gëzonte këtë të drejtë, kjo për shkak të hetimeve të dështuara kundër mashtruesve të supozuar. Ishin përmendur edhe kërcënime me vdekje për hetuesit.
Prej atëherë shetasit e Kosovës nuk kanë mundur t`i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë (AHV) si dhe ato të invaliditetit (IV), nëse nuk kanë jetuar në Zvicër./Foldrejt.com