Në prill, Qeveria ka vendosur t’i ndajë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentë e pensionistë, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka njoftuar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Në një konferencë për media, Kurti tutje bëri me dije se ka filluar edhe zbatimi i programit për shpërndarjen e mbi 40 mijë pakove ushqimore për shtresat e cenueshme./FolDrejt/