Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Nga 11 muaj në 48 orë – një fitore diplomatike për Kosovën?

Reagimet nga ShBA, BE, Kosovë dhe Serbi

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Diskutimet e gjata nuk e kanë zmbrapsur Kosovën nga qëndrimet e saj, për sa i përket çështjes së targave, shkruan Fol Drejt.

Nga Rrezarta A. Morina – Fol Drejt

Përballja e Kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, rezultoi pa marrëveshje ditën e djeshme.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Pas takimit, Kurti para gazetarëve tha se ishte pala serbe ajo që refuzoi të hidhnin një hap tutje:

“Kemi qenë afër dakordimit në kuptimin që ne ishim pajtuar, që fazën në vijim të zbatimit të vendimit tonë për çështjen e konvertimit të targave nga ato ilegale në të Republikës së Kosovës ta pezullojmë, pra gjobat, të vazhdojmë vetëm me ato qortimet, ndërkaq në anën tjetër Serbia të pushojë me emitimin, me prodhimin, me lëshimin e targave në Serbi që kanë për denominim qytetet e Kosovës. E në propozimin që na e kanë sjellë neve, për deklaratën e përbashkët z. Borrell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra që ne po vijmë këtu, në Bruksel, për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023. Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, z. Josep Borrell, praktikisht hoqi dori nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”

Por, për befasi, Shefi i Diplomacisë së BE-së Josef Borrel mori anë dhe e kritikoi Kosovën për dekonstruktivitet.

“Unë u kërkoj të dyja palëve t’i zbatojnë këto dy kërkesa. Kjo do të ofrojë hapësirë dhe kohë për to që të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e targave… Unë do t’i informoj shtetet anëtare të BE-së, partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar. Kjo vlen veçanërisht për Kosovën.”

Reagimet ishin të menjëhershme ndërsa në opinionin publik u ndanë dy anë: njëra palë akuzoi Kryeministrin Kurti për një hap fatal të hedhur gabimisht, ndërsa pala tjetër si hap heroik ku u manifestua “mbrojtja e sovranitetit”.

Vetë Presidentja e Republikës Vjosa Osmani, konsideroi që Borrell në këtë rast, mori anë, duke i shkelur parimet bazë të diplomacisë dhe ndërmjetësimit” – ndërsa në vijim ia radhitë të gjitha marrëveshjet që Serbia nuk i ka përfillur, përkundër që i ka nënshkruar me Kosovën si palë.

Duke i komentuar këto përplasjet në distancë ndërmjet Borrell-it dhe Kurtit, aktivisti dhe analisti Shkëlzen Gashi në emisionin Pressing në T7 tha se “Kosova nuk është fajtore për këtë që ka ndodh sot, por është Serbia në radhë të parë dhe bashkësia ndërkombëtare, ose ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, konkretisht BE-ja, Borrelli dhe Lajçaku!” Ai më tej e komentoi qëndrimin e palës kosovare në llogari të mbrojtjes së sovranitetit të vendit:

“Albini e ka mbrojt në mënyrë fenomenale integritetin, sovranitetin dhe dinjitetin e republikës së Kosovës. Sot e kemi pas përball Gebellsin – Ministrin e Informatave, përballë një njeriu i cili 32 herë është alivanos nëpër burgjet e Serbisë.”

Por a humbi Kosova?

Vetëm pak javë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), i kërkonte Qeverisë Kurti që ta shtynte implementimin e marrëveshjes për 12 muaj.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim” – shkruante Ambasadori i ShBA-ve Jeff Hovenier në llogarinë e tij në Twitter më 2 nëntor të këtij viti.

We reiterate our request for a full extension of the implementation period so that RKS plates can be installed over the course of 12 months while affirming that Kosovo has the right to implement this change. 2/2

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 2, 2022

Por i njëjti i kërkoi mbrëmë Kryeministrit Kurti që ta shtynte këtë çështje për të paktën 48 orë. Ky i fundit u pajtua duke u shprehur i entuziazmuar që do t’i bashkërendonin veprimet me ShBA-të.

Të gjitha këto zhvillime, duke e përfshirë edhe paraqitjen e Kurtit në Bruksel, për Kryeredaktorin e Fol Drejt Imer Topanica, janë një fitore diplomatike për Kosovën. Sipas tij, në këtë rast, është manifestuar ajo që quhet “shtet sovran”:

“Nëse nuk e keni ditur, këtu, apriori kemi të bëjmë me manifestimin e shtetit sovran. “Loja” diplomatike e Kosovës, nxori në pah anshmërinë e ndërmjetësuesve ndërkombëtar dhe nevojën e involvimit më intensiv të ShBA-ve në proces. Konsideroj që këtë qeveri mund ta kritikojmë për shumëçka, duke e nënkuptuar këtu ngecjen në fushat kryesore si: arsim, shëndetësi e ekonomi. Këmbëngul që atë nuk duhet të rreshtim së kritikuari ashpër për krejt këto fusha të menaxhuara keq, por në përballje me Serbinë, duhet ta lavdërojmë për qëndrimin dinjitoz. Pse qenka dashur ta pranojmë një ofertë tjetër për shtyrje të afatit? Ka dekada që pala serbe operon me këtë teknikë: shtyrje afati; dhe marrëveshja nuk jetësohet. Medoemos që duhet të tregohemi këmbëngulës!”

Konvertimi i targave në RKS është ndërprerë si proces, pas rasteve të intimidimit të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët treguan kurajë dhe iu përgjigjën thirrjeve të Qeverisë së Kosovës. Megjithatë, sipas njohësve të këtyre zhvillimeve, komuniteti serb në Kosovë, nuk po mund të çlirohet nga ndikimi i Beogradit zyrtar.

Në Beograd shtyrja për 48 orë, nuk është parë me sy të mirë, madje sjellja e Kurtit është kritikuar ashpër:

“Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Veljko Odaloviq, thotë se çdo gjë në lidhje me Kurtin ka qenë e pritur dje dhe nuk ka qenë diçka që ka habitur askënd. Siç thotë ai, ky është stili i politikës së tij, për dallim nga presidenti i Serbisë, i cili gjithmonë ka qenë për paqe.

– Vuçiq ishte konsekuent, donte dialog pa konflikt, me zgjidhje paqësore. Ai po përpiqej të qetësonte tensionet, të dërgonte mesazhe se ne jemi për një kompromis dhe një zgjidhje që duhet të jetë brenda kornizës së rënë dakord. Është e qartë. Ka vend për shqetësim dhe kjo është ajo që u përcoll me besnikëri – shtoi Odalović” – shkruan Pink.rs

Vuçiq ndërkaq, nuk e ka cilësuar fitore, përkundër lëvdatave që i ka marr nga nacionalistët serbë. Duke u ndërlidhur me “përplasjen” e fundit me Kosovën, në një reagim në llogarinë e tij në Instagram, ka thënë se kjo nuk është fitore për të:

“Fitore për mua është kur jam i sigurt se çdo nënë do të flejë e qetë, se çdo fëmijë do të flejë i qetë, edhe serb edhe shqiptar. Kjo do të ishte një fitore për mua. Për mua, fitorja është të kesh paqe të qëndrueshme. Fitorja është kur hap fabrika. Fitorja është kur i zgjidh përgjithmonë problemin popullit tënd, e nuk ua lëmë fëmijëve të tu konfliktet e ngrira.”

Në të vërtetë, pikërisht kjo sjellje e Serbisë karshi çështjes së veriut të Kosovës, nga njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë konsiderohet si “konflikt i ngrirë”.

Përkundrazi, sipas gazetarit Suad Jetullahi, është Serbia e cila e ushqen këtë konflikt të ngrirë:

“Mospërmbushja e obligimeve nga Serbia, për sa u përket marrëveshjeve të nënshkruara këtu e dy dekada në procesin e bisedimeve, tregon që ajo është e interesuar ta ushqej konfliktin e ngrirë në Kosovë. Andaj kjo që shkruan Vuçiqi në Instagram, është një farsë politike!”/FolDrejt/

 

Tags: BisedimetBrukseliKosovaSerbiaSHBAtargat
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë rritet në 85,000

Lajmi tjetër

Sot shënohet 70-vjetori i themelimit të Parlamentit Evropian

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM