Për t’u punësuar si mjek në Gjermani ka shumë barriera burokratike për shtetasit e Kosovës, megjithatë prej fillimit të projektit për thithjen e mjekëve të huaj në 2015, vetëm në landin gjerman Baden-Württemberg kanë ardhur 180 mjek të rinj kosovarë, kurse gjithësej kanë aplikuar 260. Gjatë këtij viti në Baden kanë emigruar 45 mjekë kosovarë, shkruan Welt, përcjell foldrejt.com.
Sipas mediave gjermane, në Kosovë ka 12 mijë motra medicinale të papunë (!), kurse Gjermania ka nevojë urgjente për forcë punëtore në sektorin e shëndetësisë. Por kjo mundësi nëpërkëmbët nga barrierat burokratike gjermane, që nga 2020 do vështirësohet akoma më shumë – të huajt që duan të emigrojnë drejt Gjermanisë, duhet të dinë një nivel më lartë gjermanishten.
Kjo shihet negative nga sektori i shëndetësisë në Gjermani, pasi doktorët që vijnë në vendet gjermane mund ta përvetësojnë atje gjuhën. Shpesh doktorët e huaj kanë shkuar në Gjermani pa e ditur gjuhën, por nga kontakti i përditshëm e kanë përvetësuar menjëherë./Foldrejt.com