Më shumë se 200 balena u bllokuan pranë portit Macquarie, i njohur si Hells Gates, në bregun perëndimor të Tasmanisë, njoftoi Ministra e Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Tasmanisë.
Besohet se vetëm 35 nga 230 balenat e bllokuara në bregun perëndimor të Tasmanisë në Australi janë ende gjallë, raportuan mediat lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më shumë se 200 balena u bllokuan pranë portit Macquarie, i njohur si Hells Gates, në bregun perëndimor të Tasmanisë, njoftoi Ministra e Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Tasmanisë.
Sipas SBS News, menaxheri i Operacioneve Rajonale i Shërbimit të Parqeve dhe Kafshëve të Egra të Tasmanisë, Brendon Clark u tha gazetarëve se 35 balena janë ende gjallë.
“Fokusi ynë primar do të jetë në shpëtimin dhe lirimin e këtyre kafshëve”, tha Clark.
Përpjekjet e shpëtimit të ndërmarra nga ekspertët për ruajtjen e detit janë në vijim e sipër për të shpëtuar balenat e mbijetuara./FolDrejt/