Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar rreth gjendjes me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes, transmeton Fol Drejt.
Më poshtë gjendet njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
“08 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.823.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000.
Në total numri i rasteve aktive është 544.“/FolDrejt/