Në 24 orët e fundit nga 940 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse janë shënuar tri vdekje
Sot, me 22 Mars 2022, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 940 testime,41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191.
Në total numri i rasteve aktive është 642./FolDrejt/
Ky është postimi i plotë i tyre: