Një nga futbollistët e Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka paralajmëruar ndeshjen gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit dhe ka thënë se askush në Etihad nuk ka frikë nga rivali madrilien.
Bernardo ka luajtur një rol të spikatur në City prej vitesh dhe Guardiola e ka përdorur atë në pozicione të ndryshme, nga sulmi i tij kryesor në krah e deri te mbrojtja, ku ai luante këtë sezon në një detyrë speciale.
Pyetja është nëse dhe si do ta përdorë Pep Guardiola sonte, por nëse luan do të ketë një rol të rëndësishëm. Në një konferencë për shtyp, ai bëri një deklaratë që ndoshta nuk do t’i shkojë mirë askujt në Real Madrid dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.
Gjegjësisht, Bernardo Silva nuk është nga ata që besojnë se suksesi në Ligën e Kampionëve ka të bëjë me stemën dhe mentalitetin e klubit. Portugezi pretendon se është e rëndësishme se çfarë lojtarësh luajnë për Realin, jo nëse është një klub me mentalitet fitues.
“Reali është klubi më i madh në Evropë, sepse ata e kanë fituar këtë kompeticion më së shumti”, tha Bernardo fillimisht dhe shpjegoi:
“Ata fituan më së shumti sepse kishin menaxherët dhe lojtarët më të mirë, jo për shkak të stemës dhe fanellës. Nëse nuk do të kishin Modric, Kroos, Vinicius, Benzema dhe të tjerët, ata kurrë nuk do të kishin fituar asgjë sepse fanellat dhe stemat nuk nuk luajnë (fitojnë). E kemi edhe atë tani. Kemi një trajner të mirë dhe lojtarë të mirë, kështu që nuk kemi fare frikë”, shtoi portugezi.
Sonte me fillim nga ora 21 do të luhet dueli mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në Santiago Bernabeu. City konsiderohet favoriti i parë i kompeticionit dhe do të shohim nëse do të mund të hakmerret për humbjen e vitit të kaluar ndaj Realit, pikërisht në këtë fazë të kompeticionit, transmeton Fol Drejt.