Mes arratisjes nga Shqipëria dhe diplomimit të saj si frizere qëndrojnë katër vite: 21 vjeçarja Dajana Beqja nga Burgdorf tashmë ka një profesion ëndrrash, që mund ta pavarësojë financiarisht.
“Dajana Beqja nuk i ka bërë akoma pesë vjet në Gjermani – por gjatë kësaj kohe përveç që ka mësuar gjermanishten, ajo edhe ka përfunduar një shkollë profesionale,” shkruan media gjermane haz.de.
21 vjeçarja Dajana tashmë nuk ka frikë nga dëbimi, pasi ka gjetur punë në vendin gjerman.
Gjermania pranon secilin punëtor nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo si azilkërkues. Pikërisht dje media më e madhe gjermane SPIEGEL, shkruante se politika e BE kundrejt zvarritjes së procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit, është në të mirë të Gjermanisë, e cila thitht forcën punëtore dhe akademikët nga këto vende./Foldrejt.com