Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), bën të ditur se kjo javë do të vijojë me kushte më të qëndrueshme meteorologjike, transmeton Fol Drejt.
Sipas IHK-së nga e mërkura, vende-vende parashihen reshje.
Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /FolDrejt/