Gerald Knaus, president i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, ka kritikuar qasjen e BE-së në raporton me Kosovën, duke e quajtur si bullizim ndaj Kurtit i cili ka qenë i burgosur i Millosheviqit dhe simpatizim i Vuçiqit i cili ka qenë ministër i Millosheviqit, transmeton Fol Drejt.
“Strategjia e BE-së për Kosovën: bullizoni një ish-të burgosur politik të Millosheviqit, Albin Kurtin, ndërsa simpatizoni ministrin e Millosheviqit nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Kjo është dritëshkurtër dhe e rrezikshme, hedhje e benzinës në zjarr”, ka shkruar Gerald Knaus në rrjetin social Twitter./FolDrejt/