Është akoma e paqartë se nga i ka blerë veturat luksoze familja sunduese e Koresë Veriore. Sipas firmës gjermane Daimler, kjo e fundit nuk ka dërguar vetura mercedes në këtë shtet prej 15 vitesh – për shkak të sankcioneve direkte të SHBA dhe BE, shkruan FAZ.
Megjithatë Kim Jong Un është parë me një Mercedes S600 Pullman Guard dhe Rolls Royce. Sipas mediave koreanojugore, në fund 2011, familja e Kim Jong Un ka shpenzuar sëpaku katër miliardë dollarë për automjete luksoze, orë dhe stoli të çmuara. Kryesisht veturat luksoze dhe orët janë marrë si dhuratë, përcjell foldrejt.com.
Disa dyshojnë se këto vetura janë blerë me ndërmjetësimin e Kinës, por shumë të tjera akoma nuk po i japin përgjigje kësaj pyetje./Foldrejt.com
