Kryedemokrati, Lulzim Basha i quajti oligarkë personat që Rama preferoi t’i konsideron sipërmarrës dhe bizesmenë të mëdhenj.
Gjatë seancës së ditës së sotme në Kuvend, Basha përmendi me emra ato që ai i quan ‘oligarkët’ e Ramës. Ai përmendi Shefqet Kastratin dhe Samir Manen të cilët i akuzon për kontrabandë nafte dhe për tenderin e tunelit të Llogarasë.
“Tani ta sqarojmë diferencën mes sipërmarrësve të mëdhenj dhe oligarkëve të tu, të cilët nga 12 shkuan 6 dhe tani janë katandisur sa gishtat e një dore. Pse të ra heshtja ty kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë. Do emra? Emra do? Merre mikrofonin dhe thuaj “dua”. Pse? T’i them unë? Të mori Baca Çet ty? Ee? Të mori Baca Çet? Kështu? Zamiri të mori pët tunelin e Llogarasë? Ça emri tjetër do? Se janë fut edhe ca të tjerë që nuk merret vesh ku fillon droga e ku mbarojnë paratë e tua? Se gjysmën e gropave e hap droga në Tiranë, gjysmat i paguani me paratë që i keni vjedh shqiptarëve. Se Tirana thotë “nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i parave të tua?”, tha Basha.
“Çet Kastrati” është biznesmeni me prejardhje nga Kukësi. Ai është pronar i “Kastrati Group”, dhe llogaritet si njëri ndër personat më të pasur në Shqipëri.
Po ashtu, oligarku shqiptar njihet për lidhjet e tij të ngushta me politikën dhe Ramën.
Mediat në Shqipëri patën raportuar se afro 400 mijë euro në vit u vjedhen shqiptarëve në “Rrugën e Kombit”. Para hyrjës në Tunelin e Kalimashit çdo automjet që kalon në atë rrugë duhet të paguajë 5 euro taksë tek sportelet e vendosura. Por 50 cent më shumë i paguajnë shqiptarët që paguajnë me lekë, kryesisht ata që udhëtojnë nga Shqipëria për në Kosovë.