50 milionë dollarë janë kursyer në shtëpitë e shqiptarëve, për shkak të mbylljes së kazinove elektronike dhe basteve sportive. Kështu tha në një konferencë për shtyp ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, transmeton Foldrejt.com.
“Në janar 2018 në bastet sportive dhe kazinotë elektronike janë shpenzuar zyrtarisht 1.3 miliardë lekë, pra 13 milionë dollarë. Një shifër e jashtëzakonshme. Nëse do të shtonim projeksionin e aktivitetit të bixhozit në të zezë, atëherë jemi në rreth 35 milionë dollarë shtesë. Në janar 2019 për shkak të ndalimit të bixhozit afro 50 milionë dollarë janë kursyer nga shtëpitë e shqiptarëve”, theksoi Spiropali./ Foldrejt.com