Ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it do të mbahet të hënën, më 10 tetor, në orën 10:00, në Shtabin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Prishtinë.
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. MUNSCH, do ta kryesojë ngjarjen.
Gjeneralmajori i ushtrisë hungareze, Ferenc KAJÁRI, do t’ia dorëzojë detyrën gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele RISTUCCIA.