Nga nesër, në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, refugjatët nga Ukraina do të mund të japin deklarata për krimet e supozuara të luftës të kryera gjatë operacionit ushtarak rus në vendin e tyre.
Qendra e dokumentacionit, një institucion i financuar nga Polonia, ka nisur mbledhjen e dëshmive të refugjatëve.
“Të gjithë dëshmitarët e krimeve në Ukrainë, qofshin vjedhje, vrasje, dëbime, rrëmbime, bombardime të civilëve, shkatërrim të pasurisë kulturore, janë thirrur të japin një deklaratë. Çdo krim dhe çdo ushtar që ka kryer një krim duhet të dënohet.” thuhet në njoftimin e Institutit./FolDrejt/