Ish Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, tani anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për mënyrën se si e ka menaxhuar sektorin e energjisë, shkruan Fol Drejt.
Sipas tij, nga neglizhenca e kësaj qeverie, digjen çdo ditë nga një milion euro çdo ditë.
Pikërisht si rezultat i kësaj paaftësie “mes të tjerash, faturat e energjisë na janë rritur për 15%” – ka shkruar Rukiqi.
Më tej ai e ka përmendur edhe Bllokun A5 të Termocentralit Kosova A, i cili për 9 muaj ka mbetur jashtë funksionit.
Sipas tij, këtu, në këto anashkalime manifestohet vetë “paaftësia e qeverisë” aktuale.
Ky është statusi i tij i plotë:
Neglizhenca dhe paaftësia e Qeverisë në sektorin e energjisë: 1 milionë euro djegen çdo ditë.
Si rezultat i kësaj paaftësie, mes të tjerash, faturat e energjisë na janë rritur për 15%.
Pse?
❗️Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë.
❗️Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë.
❗️Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor.
❗️Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%.
Kjo qeveri është e paaftë! Kjo paaftësi po na kushton shtrenjtë!