Nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), kanë mohuar se Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e saj mëngjesin e së mërkurës, transmeton Fol Drjet.
“Mund të ju konfirmojmë që bastisjet te zyrat e NPB-së nuk ka. Mund të ketë edhe siç jam informuar në media tek ish-menaxhmenti i ndërmarrjes”, ka deklaruar Arbnor Neziri nga kabineti i kryeshefit të NPB-së.
Ai ka thënë se nuk posedojnë informacione për numrin e zyrtarëve ndaj të cilëve është kryer bastisja.
Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar aksionet duke thënë se “në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, janë duke i realizuar disa operacione.
Nga policia kanë thënë se veç pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen transparente të dhënat e tjera./FolDrejt/