Karlos Tevez është njëri nga futbollistët më të mirë argjentinas në dy dekadat e fundit. Sulmuesi i mirënjohur në fillim të karrierës së tij, të hollat e para më serioze, i fitoi në vitin 2005, kur u largua nga Boka Juniors dhe firmosi për Korintiasin në Brazil. Sulmues me eksperiencë kishte pagesë më të lartë dhe menjëherë ka blerë shtëpi për kusherinjët e tij që t’I largojë nga varfëria.
“Pagesën e parë më të madhe e fitova në Korintias. Vendosa që ti qeras familjen time. Bleva 10 shëtpi për tezet dhe dajallarët në lagjën e varfër,” tha mes tjerash Tevez.
Ai nisi karrierën e vet te skuadra e Boka Juniorsit, ndërsa te ekipi i parë debutoi në moshën 18 vjeçare. Ai u rrit në një mjedis të varfër, por arriti që të fitojë vendin e tij në mesin e yjeve të futbollit. Sulmuesi 37 vjeçar u kthye në Argjentinë para 3 vite, ndërsa sipas informatave të mediave, për një sezon në Kinë, Tevez fitoi rreth 40 mln euro.