Kompania ajrore Edelweiss ka dhuruar sihariqin për gjithë shtetasit e Maqedonisë: nga prilli 2019 do ketë fluturime të rregullta nga Zvicra drejt Ohrit, shkruan foldrejt.com. Fluturimet do kryhen dyherë në javë dhe se prej tani mund të rezervohen biletat nga Cyrihu drejt Ohrit.
Në 2017 Ohri u shpall si qyteti i pestë më i mirë për t’u udhëtuar, ku krahas bukurive natyrore, ngërthen edhe traditën dhe kulturën e pasur historike. Ky fluturim është një mundësi e mirë edhe për turistët helvetë që krahas Ohrit të vizitojnë edhe qytete si Pogradeci në Shqipëri ose malin Baba dhe qytetin e tretë më të madh të Maqedonisë – Manastirin./Foldrejt.com