Prej pak kohësh klubi i vollejbollit gjerman Niester ka një trajner të ri Mousa Alkhalaf, 29 vjeçar nga Siria i cili erdhi si refugjat sëbashku me gruan e tij në Gjermani në 2015.
“Musa është një rast me fat,” thotë kolegu i tij gjerman Florian Schier, i cili e ka njohur atë dhe vëllain e tij Muhamed gjatë një kursi integrimi. Të dy vëllezërit edhe në Siri kishin kryer shkollim pesëvjeçar për trajner.
“Ne jemi të gëzuar që Musa është tek ne. Musa po i udhëheq stërvitjet mjaft mirë,” thonë Schier.
Kur u përkeqësua situata në Siri atë e thirrën për të shërbyer në ushtri, ku nuk pranoi dhe u largua nga vendi. Fillimisht në Liban, kurse më pas drejt Greqisë, Serbisë, Maqedonisë, Hungarisë dhe Austrisë. Në Gjermani u ndal fillimisht në Passau dhe Mynih, për të shkuar më kas në Kassel, shkruan hna.de, përcjell foldrejt.com.
Musa ka sjell edhe dy fëmijë në jetë në Gjermani. Kjo do të thotë se tashmë ai ka krijuar familje.
Në lidhje me të ardhme Musa thotë se po shijon “lirinë dhe mirësinë e të qenurit në Gjermani, por ka dhimbje edhe për të afërmit në Siri, që me gjasë nuk mund ti shikojë asnjëherë.”/Foldrejt.com