Biznesi i veshjeve shihet gjithnjë e më shumë me zgjerim në Shqipëri, që ndonëse një treg i vogël, janë të pranishëm emra ndërkombëtarë.
Por a duhen kaq shumë dyqane në Shqipëri?
Nga rrobat e përdorura e deri te firmat më të shtrenjta ka klientelë për çdo segment. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017 janë importuar në total 33.7 mln lekë veshje të reja. Dyqanet e vogla ankohen për tkurrje, ndërsa qendrat tregtare përfaqësohen çdo vit nga marka të reja. Blerjet online po ‘lëngojnë’ pas ditëve të tyre të arta, ndërsa dyqanet ‘gabi’, të formalizuara, po shtohen dita-ditës.
Mania e shqiptarëve për të shpenzuar për veshje nuk dëshmohet vetëm nëpërmjet statistikave. Numri i dyqaneve ende në këmbë, markat ekzistuese dhe planet për ardhjen e të tjerë emrave ndërkombëtarë, fuqizimi i disa grupeve që tregtojnë veshje për të cilat shqiptarët shpenzojnë shumë, janë veçse disa nga treguesit që dëshmojnë këtë zgjerim.