Stoltenberg theksoi gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të NATOS-s të mbajtur këtë të premte në Bruksel se aleanca nuk kërkon një luftë me Rusinë.
Në fjalën e tij ai theksoi se NATO është një aleancë “mbrojtëse” për vendet të cilat aderojnë në të.
“Detyra jonë kryesore është të mbajmë 30 kombet tona të sigurta. Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti dhe kemi përgjegjësinë të sigurojmë që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha ai.
Stoltenberg shtoi se: “Kjo do të ishte edhe më shkatërruese dhe më e rrezikshme, me edhe më shumë vuajtje njerëzore”.