Ministria e Shëndetësisë në Zvicër ka përpiluar listë të re të shteteve me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid19, ku krahas shumë shteteve tjera ndodhet edhe Shqipëria. Kjo do të thotë se çdo person që do udhëtojë në Zvicër nga Shqipëria, do duhet të karantinohet përkundër testit negativ, informon foldrejt.com. Ky ligj do vlejë nga 20 gushti. Shtete tjera përveç Shqipërisë në listë janë edhe Andorra, Aruba, Belgjika, Gjibraltari, India, Malta, Monakoja etj.
Mos respketimi i masës mund të shpie në një dënim prej 10 mijë franga.
Një ligj special vlen për ushtarët zviceranë në Bosnjë dhe Kosovë, ku këta të fundit në rast se nuk kanë pasur kontakt me popullatën vendore për 5 ditë dhe dalin negativ në testin e Covid19, atëherë mund të mos karantinohen në Zvicër./Foldrejt.com