Nga sot është rikthyer ora verore, ku në ora 02.00 të mëngjesit akrepat kanë lëvizur 60 minuta para, që do te thotë ora ka kaluar në ora 03:00.
Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.
Prej shumë vitesh ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.
Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE).
Në 28 shtete anëtare të BE-së me rregulloren e bërë në vitin 1981, çdo vit e diela e fundit të muajit mars akrepat janë shtyrë një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit akrepat një orë pas.
PE në vitin e kaluar kishte pranuar vendimin që parasheh t’i jepet fund ndryshimit të orës në mbarë BE-në.
Në sondazhin e bërë nga KE për orën verore kishin marrë pjesë 4,6 milionë persona.
84 për qind të qytetarëve ishin kundër llogaritjes së ndryshme për verën dhe dimrin.