Nga sot policia e shtetit ka nisur patrullimin me biçikleta në zonat bregdetare të vendit tonë, për të garantuar sigurinë e pushuesve në bregdetin shqiptar.
“Prej ditës së sotme, në të gjitha zonat bregdetare të vendit, në ndihmë të DVP-ve që kanë plazhe në juridikisionin e tyre, nga DVP-të e tjera kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale”, njofton policia.
/abcnews.al/