Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Nga ushtria në presidencë, rrugëtimi i artë i Bajram Begajt

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Deri para zgjedhjes së tij në postin e presidentit të Shqipërisë, Begaj ishte i njohur në vend vetëm për angazhimet në jetën ushtarake, pasi nuk ishte angazhuar në politikë.

Më 24 korrik, Bajram Begaj, mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të ri të Shqipërisë për një mandat pesëvjeçar, duke zëvendësuar në këtë post ish-presidentin Ilir Meta. Para se të zgjidhej president, Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke kaluar nga karriera ushtarake te posti i presidentit të vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.

 Zgjedhja si president i Shqipërisë

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Begaj u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në raundin e katërt të procesit të zgjedhjes së presidentit të vendit më 4 qershor të këtij viti, ndërkohë ishte një kandidaturë e vetme e propozuar nga partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ai u zgjodh presidenti i tetë i Shqipërisë pas përmbysjes së regjimit komunist, me 78 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, nga gjithsej 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa deputetët e opozitës, të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), nuk e mbështetën zgjedhjen e tij.

Begaj ishte kandidaturë e vetme gjatë votimit në Kuvend, ndërkohë u mbështet nga deputetët e Partisë Socialiste.

Kryeministri Rama pas zyrtarizmit të kandidaturës, për Begajn tha se “është shëmbëlltyra e asaj qytetarie, e atij sensi të shërbimit ndaj vendit dhe ndaj njerëzve të këtij vendi”.

Nga ana tjetër, grupi parlamentar i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë, nuk e mbështeti kandidaturën e propozuar nga PS, duke theksuar se “PD nuk mund të votojë një president jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.”

– Profili i presidentit të ri

Deri para zgjedhjes së tij në postin e presidentit të Shqipërisë, Begaj ishte i njohur në vend vetëm në jetën ushtarake, pasi nuk ishte angazhuar në politikë.

Bajram Begaj, i cili mbante gradën gjeneralmajor, ka lindur më 20 mars 1967 në qytetin e Rrogozhinës. Në vitin 1989, Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë, duke marrë më pas titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi”.

Deri në ditën e zgjedhjes si president, Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, detyrë që e kishte marrë që nga korriku 2020.

Gjatë karrierës së tij në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Begaj ka mbajtur edhe poste të tjera drejtuese, si drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në ushtri.

Gjithashtu, Begaj ka kryer kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Presidenti i ri i Shqipërisë ka përfunduar doktoratën në fushën e mjekësisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në mjekësi, ndërkohë është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.

– Kompetencat e presidentit të Shqipërisë

Duke qenë se Shqipëria është republikë parlamentare, presidenti i vendit zgjidhet nga Kuvendi, ndërkohë ka disa kompetenca që janë të përcaktuara në Kushtetutë.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit, ndërkohë zgjidhet për një mandat 5 vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Në përcaktimet kushtetuese thuhet se Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.

Presidenti ushtron disa kompetenca që lidhen me të drejtën e faljes sipas ligjit, jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj, jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit, jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron ambasadorët e Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare, lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit, si dhe dekreton ligjet e miratuara nga Kuvendi.

Ndërkohë, emëron edhe drejtuesit e disa institucioneve të pavarura, si dhe cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve./FolDrejt/

Tags: Bajram BegajFol DrejtpresidentUshtar
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Të përgatitemi për betejën finale – Berisha i vendosur për ta rrëzuar Ramën

Lajmi tjetër

Inteligjenca britanike: Rusia po përpiqet të riparojë mijëra automjete luftarake që janë dëmtuar në Ukrainë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM