Mimoza Kusari Lila i ka dalë në mbrojtje Kryeministrit Albin Kurti, për sa i përket çështjes së marrëveshjes së fundit në Bruksel, shkruan Fol Drejt.
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje iu tha opozitarëve se, në këtë plan thuhet se Serbia nuk do të pengojë Kosovën për anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare.
“Përveç që ishit me mandat jo kushtetues, nënshkruat edhe një marrëveshje jo kushtetuese…”, tha ajo, duke shtuar se me nënshkrimin e Moratoriumit pranuan që Kosova për një vit të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe të ndalohet lobimi për njohje.
Por, sipas saj, në këtë pikë, gjithçka ka ndryshuar:
“…edhe në termat figurativ si mund të përshkruhet avancimi i procesit të dialogut, dinamika…shkon prej pyetjes nga ‘znash srpski-malo’ tek ‘kërkimfalja e Vuçiqit – më fal se nuk flas shqip’”./FolDrejt/