Një sulm seksual është raportuar në fshatin Komoran të komunës së Drenasit.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një mashkull kosovar po e ngacmon seksualisht dhe po e shantazhon atë.
“Me 14.02.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke e ngacmuar seksualisht si dhe duke e shantazhuar atë. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.