Në Prizren është raportuar një ngacmim seksual, ku i dyshuari kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën femër.
Palët fillimisht janë intervistuar e pastaj janë liruar për të shkuar kështu rasti në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.