Një ngacmim seksual është raportuar në Prizren, ku viktima femër pastaj ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimin është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.