Një rast i ngacmimit është shënuar në Shtime, me ç’rast viktimë ka qenë një e mitur.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:42, të datës 1 tetor, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, autori i ngacmimit është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/