Në Pejë është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht gruan kosovare.
Rastin në polici e ka raportuar viktima, kurse i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 11.05.2023-09:00. Me datë 15.05.2023 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.