Një person është arrestuar nën dyshimet se ka ngacmuar një femër kosovare përmes mesazheve telefonike.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:00, në Suharekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilën ishte duke shqetësuar e ngacmuar në vazhdimësi përmes mesazheve telefonike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportim 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/