Është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për rastin e ngacmimit seksual të dy të miturave në Serbobran të Istogut.
Sipas policisë, i dyshuari i parë ishte arrestuar natën kur ka ndodhur rasti.
“Më datë 09. shtator 2022 rreth orës 21:40, Stacioni Policor Istog është njoftuar se në fshatin Serbobran – Istog dy persona kanë tentuar që ti mashtrojnë dhe t’i fusin në një veturë dy femra (të mitura) por viktimat kishin arritur që te largohen nga aty. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka kontaktuar me viktimat të cilat janë intervistuar ne prezencën e prindërve punëtorit QPS. dhe avokatit. Policia menjëherë ka arritur që ta arrestojë njërin nga të dyshuarit e rastit ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje për 48 orë