Një banor nga komuna e Mitrovicës ka përfunduar në prangat e policisë pas një sulmi virtual e fizik ndaj ish të dashurës.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15:44, në Mitrovicë, transmeton Fol Drejt.
Siç raportohet në raportin 24-orësh të policisë, i arrestuari përpara sulmit fizik, i kishte dërguar viktimës mesazhe me përmbajtje shqetësuese.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari, pas intervistimit, është liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/