Agim Veliu, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë së fundi se nuk do ta tolerojnë një shkelje të radhës nga ana e Presidentes Vjosa Osmani.
Këto komente ai i ka dhënë në lidhje me rastin e (mos)dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit.
Mënyra se si po trajtohet kjo çështje nga ana e presidentes, sipas tij, është e patolerueshme, ka thënë ai për Ekonomia Online, transmeton Fol Drejt.
“Këto janë veprime që janë në kundërshtim me normat dhe rregullat e Kushtetutës. Të shohim si do të veprojë më tutje. Unë besoj se nëse ndodh diçka në shkelje ne si LDK sigurisht se do të bëjmë përpjekje që këto shkelje të mos i lejojmë”, citohet të ketë thënë Veliu./FolDrejt/