Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot me ambasadorin e Rusisë, Alexandar Botsan-Kharchenko.
Takimi u mbajt sot në orën 09:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, ka kumtuar shërbimi i tij për media, përcjell Fol Drejt.
Presidenti Vuçiq mbrëmë ka pretenduar, me rastin e ngjarjeve në veri të Kosovës, se “ishte një nga ditët më të vështira për Serbinë dhe popullin serb që nga viti 2004 dhe 2008” dhe ka theksuar se “serbët e veriut të Kosovës u rebeluan duke mos dashur për që të durojnë më terrorin e Kurtit”./FolDrejt/