Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një burrë nga Vushtrria ka therrur me thikë gruan e tij, e më pas edhe veten, shkruan Fol Drejt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në Vushtrri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK”, thuhet në njoftim.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur e sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast.
I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje./FolDrejt/