Një ngjarje horror ka ndodhur në SHBA ku një 51 vjeçare është gjetur e masakruar me thikë dhe e paketuar në një çantë.
Mediat e huaja kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në Queens, Neë York, ku Orsolia Gaal është gjetur brenda një çante nga një kalimtar në Forest Hills , i cili vuri re gjak në trotuar.
Sipas mjekëve, 51-vjeçarja ka marrë gjithsej 58 plagë me thikë në qafë, gjoks, krahë dhe këmbë.
Orsolya Gaal, a Queens mother whose body was found in a duffel bag, was stabbed 58 times, police say.
Now, multiple law enforcement sources telling @NBCNewYork that they are seeking a person of interest who knew Gaal and had access to her family's home.@simplyzinhle reports. pic.twitter.com/vsTFuBOj8I
— Top Story with Tom Llamas (@TopStoryNBC) April 18, 2022
Mediat amerikanë bëjnë me dije se tronditës është fakti që pas vrasjes së saj, bashkëshortit i është dërguar një mesazh nga autori, ku shkruhej: ” Pjesa tjetër e familjes suaj do të këtë të njëjtin fat”.
Ndërkohë kur ka ndodhur ngjarja ai bashkë me djalin tjetër 17 vjeçar ka qenë jashtë qytetit, ndërsa 51 vjeçarja ka qenë me djalin 13 vjeç në shtëpi, ku i ka thënë se do të shkonte të shikonte një shfaqje por që në të vërtetë informacionet tregojnë se ajo kishte takuar dikë./FolDrejt/