Mediat shtetërore raportuan se mbi 250 balena kanë ngordhur pas një bllokimi masiv në ishullin Jugor në Zelandën e Re.
Balenat e bllokuara kanë ngordhur në Ishujt Chatham, njoftoi Radio Zelanda e Re duke cituar Darren Groverin, menaxherin e përgjithshëm të organizatës së shpëtimit të balenave “Project Jonah”, shkruan AA, transmeton fol Drejt.
Një ditë më parë, “Project Jonah” tha se ka pasur një bllokim të dytë masiv të balenave në Ishujt Chatham, këtë herë në ishullin Rangiauria/Pitt, rreth 40 kilometra në jug të bllokimit që ndodhi gjatë fundjavës.
“Përsëri, kjo është një pjesë tepër e izoluar dhe e largët e botës, me një popullsi të vogël dhe e njohur për peshkaqenë të mëdhenj të bardhë, të cilët paraqesin rrezik si për njerëzit, ashtu edhe për balenat”, thonë nga “Project Jonah”.
Disa incidente të tilla ndodhën më herët në Ishujt Chatham, duke përfshirë vdekjen e mbi 215 balenave vetëm disa ditë më parë./FolDrejt/