E krejt kjo zgjati vetëm pak sekonda.
Kështu, televizioni shtetëror ‘Rusia 24’ solli për pak çaste ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu. Por, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, e drejtuar nga presidenti Vladimir Putin, nuk dihet sakte se kur është mbajtur, ani se raportohet të jetë zhvillim i së enjtes
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë i bie se Shoigu po kthehet në skenë, pas rreth 2 javësh mungese në publik, që nga mediet perëndimore është parë si mundësi që ai të jetë dënuar për invazionin e ngathët, që çoi në dështimin e pushtimit të qyteteve kryesore ukrainase si Kharkivi dhe Kievi, duke bërë që Rusia të futet në izolim ekonomik.
Dyshimet i ngriti edhe një paraqitje e tij në kanalin “Channel One” në Rusi, që u tha se ishte e datës 18 mars, por CNN reagoi duke pohuar se transmetimi ishte i 11 marsit.
Njëlloj, në publik po mungon edhe Valery Gerasimovi, shefi i stafit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse.