Ditëve të fundit është shënuar ngritje e temperaturave në Kosovë.
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdoj të mbajë gjatë
këtyre dy ditëve të parashikimit. Vranësirat në pjesën perëndimore
dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtunë, ka mundesi të
shoqërohen me reshje shiu, transmeton Fol Drejt.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë
Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-
24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe
jugperendimit me shpejtësi 1-5m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë
probleme me sëmundje kronik , të mos iu ekspozohen rrezeve
direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve
agrometeorologjike, ato vazhdojnë të mbeten të mira./FolDrejt/