Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve komunalë të komunës se Istogut për 21 vepra penale të korrupsionit.
Sipas aktakuzës të proceduar sot nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, është krijuar dyshimin i bazuar se gjashtë zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në 21 raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.
“Të pandehur sipas aktakuzës, janë: 1) J.B, (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), 2) I.H (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), 3) B.D (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), 4) R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban), 5) Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim), dhe 6) E.B (përgjegjëse për mjedis)”.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale e cilat, ju vihet në barrë. Po ashtu, është kërkuar që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: ‘Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik’”, thuhet në njoftim.